Një veturë është vetëaksidentuar në magjistralen Prishtinë-Podujevë, më saktësisht në fshatin Lupç.
Në këtë vetaksident është lënduar një person.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka bërë të ditur për KosovaPress se personi i lënduar është dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor.
“Sot rreth orës 11:00 në fshatin Lupç të Podujevës, ka ndodhë një vetaksident trafiku. Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti”, tregoi Ahmeti./KP