Vetaksident në rrugën Prizren-Zhur, pamje nga vendngjarja

- in Lajme

Një vetaksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Prizren-Zhur, për pasojë një person është lënduar.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë Rajonale të Prizrenit, Vesel Gashi.

Gashi tha se me rastin po merret Njësiti i Trafiku Rajonal të Prizrenit.

“Ka ndodhur një vetaksident, një person është lënduar. Me rastin po merret Njësiti i Trafikut Rajonal të Prizrenit”, tha Gashi për Express.

Sipas tij, viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore.-Express

Pamje nga vendi i ngjarjes: