Sot rreth orës 06:30 ka ndodhur një vetaksident në rrugën Prishtinë-Pejë saktësisht në fshatin Llapushnik të komunës së Drenasit, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjalizues kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet se bëhet fjalë për dëme materiale, ndërsa ende nuk dihet për të lënduar.
Gazeta Sinjali ka tentuar të komunikojë me Policinë e Kosovës për rajonin e Prishtinës lidhur me rastin, por të njëjtit nuk kanë kthyer ende përgjigje.
Sinjali do t’ju mbajë të informuar.