Vetaksident në rrugën Prishtinë-Pejë, Policia jep detaje

- in Lajme

Sot në orën 13:50 ka ndodhur një vetaksident afër shkollës në Llapushnik të Drenasit në rrugën Prishtinë-Pejë, raporton GazetaSinjali.

Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.

Si pasojë e aksidentit katër persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore për shkak të lëndimeve trupore.

Njësitet relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë me aksidentin.

/GazetaSinjali/