VET-AKSIDENT NË NJË FSHAT TË GJILANIT, HUMB JETËN

- in Lajme

Një vet-aksident me veturë ka ndodhur sot në mëngjes në hyrje të fshatit Uglar komuna Gjilan, ku si pasojë ka humbur jetën një shtetase e Shqipërisë.

Sipas Policisë, në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, në hyrje të fshatit Uglar komuna Gjilan ka ndodhë një vetë aksident ku, në veture ishin katër persona.

“Si pasojë e vet-aksidentit, me lëndime të rënda janë dërguar në spitalin rajonal në Gjilan. Nga hetimet e para mësohet se njëra nga pasagjeret femër shtetase e Shqipërisë ka humbë jetën si pasojë e aksidentit. Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë, njësitet e trafikut rajonal të policisë janë duke i hetuar rrethanat e këtij aksidenti të rëndë./KP