Milani duhet të fitoje kundër Veronas për të siguruar edhe më tutje vendin e dytë në tabel, sidomos pas fitores së Juventusit ndaj Lazios.
Skuadra e Stefano Piolit momentalisht është në vendin e dytë me vetëm një pikë para “Zonjës së Vjetër” dhe ballafaqimi me Veronan nuk do të jetë aspak i lehtë kur dijet se skuadra e trajnerit Juric po kalon nëpër një formë shumë të mirë të rezultateve dhe shfaq një lojë shumë të mirë, përcjell KosovaPress.
Ndeshja fillon nga ora 15:00 dhe këto janë formacionet zyrtare:
Verona: Silvestri; Magnani, Gunter, Ceccherini; Faraoni, Tameze, Veloso, Lazovic; Barak, Zaccagni; Lasagna
Milan: G Donnarumma; Calabria, Romagnoli, Tomori, Dalot; Kessie, Meite; Saelemaekers, Krunic, Castillejo; Leao/KosovaPress