Dita e dytë e stinës së verës parashihet të jetë me mot kryesisht me diell në pjesën e parë të ditës, raporton Gazeta Sinjali.
Sipas Meteo Kosova, nga mesdita e në orët vijuese, pritet që vranësirat të marrin karakter zhvillimi, duke sjellë në zona të caktuara rrebeshe afatshkurtër shiu, të shoqëruara me disa shkarkesa elektrike.
Era do të fryjë nga drejtimi i veriut, e cila në momente të caktuara pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 10-45 km/h!
Tempematurat minimale do të luhaten prej 15 deri në 19°C, ndërsa ato maksimale prej 30 deri në 33°C.