VELIU I PRIN LISTËS SË KANDIDATËVE TË LDK-SË PËR DEPUTETË NGA PODUJEVA

- in Lajme

Në listën e LDK-së për zgjedhjet e 14 shkurtit do të jenë gjashtë kandidatë nga Podujeva.

 

Kësaj liste i prin ish-kryetari i kësaj komune, Agim Veliu, njëkohësisht edhe ministër në detyrë i Brendshëm, ka bërë të ditur LDK-ja, dega në Podujevë.

Veliu kandidon pas një kohe të gjatë për deputet, pasi për disa mandate ishte kryetar i Podujevës, e së fundi edhe ministër në dy qeveri, Kurti e Hoti.

Pos Veliut, kandidatë tjerë nga Podujeva për deputetë janë Fidan Rekaliu, Ekrem Hyseni, Visar Hoti, Fatlume Jaha dhe Zahide Gërvalla./RTK