Vedat Muriqi ka lëshuar një mundësi të artë për të shënuar gol sonte, në ndeshjen që Mallorca po e luan në udhëtim te Elche.
Mysafirët fituan një penallti në minutën e 12-të dhe sulmuesi kosovar e mori përgjegjësinë për ta ekzekutuar, shkruan Gazeta Express.
Mirëpo, goditja e Muriqit u prit nga portieri i skuadrës vendase.
Reprezentuesi i Kosovës kishte një rast të mirë shënimi edhe në fillim të ndeshjes, por që portieri kundërshtar ia mohoi golin edhe në atë rast.
Ndryshe, Elche po udhëheq me rezultatin 1:0. /Gazeta Express/