‘Veç jeni në uniformë se ndryshe ishim nda’ – 37-vjeçari në Malishevë revoltohet ndaj policëve që e dënuan në trafik

- in Lajme

Ditët e fundit kanë qenë të shpeshta rastet kur Policia e Trafikut Rrugor është penguar, kërcënuar e sulmuar, nga qytetarët që janë gjobitur për kundërvajtje në trafik. E një rast i tillë ka ndodhur edhe dje në fshatin Kijevë të komunës së Malishevës, raporton Gazeta Sinjali.

Siç mëson Sinjali, zyrtarët policorë kanë ndalur një veturë në një pikë kontrolli, pasi që shoferi kishte shkelur rregullat në trafik.

Për shkak të thyerjes së rregullave, 37-vjeçarit i është shqiptuar gjobë për kundërvajtje. Por kjo e revoltoi tej mase atë, duke bërë që t’u vërsulet zyrtarëve policorë me fjalët ‘Veç jeni në uniformë se ndryshe ishim nda’.

Kjo u bë shkak që ai të prangoset dhe të përfundojë në stacion policor për intervistim.

Me vendim të prokurorit ndaj tij është iniciuar rasti ‘Sulm verbal’.

/GazetaSinjali/