Vdes prokurori që hetonte rastin e vjedhjes së 2.1 milionë eurove nga Thesari

- in Lajme

Sot pasdite ka ndërruar jetë prokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Enver Krasniqi.

Ministri në detyrë i drejtësisë, Selim Selimi, ka konfirmuar vdekjen e prokurorit Krasniqi.

“Me keqardhje kuptova lajmin për ndarjen nga jeta të prokurorit të Prokurorisë Speciale, Enver Krasniqi, i cili me dinjitet dhe profesionalizëm të lartë i ka shërbyer sistemit të drejtësisë. Ngushëllime të thella familjes dhe bashkëpunëtorëve të prokurorit Krasniqi. I përjetshëm qoftë kujtimi për të!”, ka shkruar Selimi në rrjetet sociale.

Enver Krasniqi ishte duke hetuar rastin e vjedhjes së 2.1 milionë eurove nga Thesari i shtetit./KosovaPress