Vdes nënkryetari i parlamentit serb, i dyshuar për krime lufte në Kosovë

- in Lajme

Gjenerali në pension, Bozhidar Deliq, ka ndërruar jetë sot pas një sëmundje të gjatë dhe të rëndë, kanë konfirmuar për Danas nga Partia e Re Demokratike e Serbisë, raportojnë mediat serbe, transmeton Gazeta Sinjali.

Gjatë luftës në Kosovë, Deliq ishte komandant i Brigadës 549 të Mekanizuar të Ushtrisë Jugosllave ku akuzohej për kryerjen e shumë krimeve në Kosovë.

Pikërisht para një javë, Shoqata Krimet e Luftës në Gjakovë, kishte dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Speciale (PSRK) për kryerjen e krimeve të luftës.

/GazetaSinjali/