Një lajm i rëndë ka qarkulluar në portale ku shkruhet se nëna e Luizit është ndarë nga jeta.
Megjithatë për të përgënjeshtruar lajmin ka reaguar profili zyrtar i banorit të Big Brother Vip Albania që përdoret nga miqtë e tij.
“Ju lutem tregohuni të kujdesshëm. Nuk e kuptoj arsyen e këtyre lajmeve të rënda dhe të rreme. Mami i Luizit gëzon shëndet të plotë. Kjo që bëni nuk është njerëzore” shkruhet në instagramin zyrtar te Luizit. E ëma e Luizit gezon shendet te plote dhe jeton në SHBA, madje pak javë më parë i dërgoi një letër djalit të saj brenda shtëpisë.
