Vdes në QKUK shoferi i veturës që u aksidentua para një muaji në Zhur të Prizrenit

- in Lajme

Të dielën, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka ndërruar jetë një person që ishte aksidentuar para një muaji në Zhur të Prizrenit, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet nga QKUK-ja kanë bërë të ditur për Sinjalin se i ndjeri që kishte qenë shofer i një automjeti që u përfshi në aksident më 12 korrik, ka vdekur në orët e para të së dielës.

Ai ishte dërguar në këtë qendër për trajtim, si pasojë e lëndimeve të rënda që kishte pësuar në aksident, por fatkeqësisht s’ka arritur t’u bëjë ballë plagëve.

Pasi Policia mori informacionin nga spitali, njësitë përkatëse dolën në vendin e ngjarjes, teksa me urdhër të Prokurorit të Shtetit trupi i pajetë është dërguar në IML që t’i bëhet obduksioni.

/GazetaSinjali/