Haxhi Thaçi, babai i ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka ndërruar jetë. Lajmin e ka bërë të ditur nipi i tij, Endrit Thaçi, përmes një postimi prekës në rrjetet sociale.
Në mesazhin e tij, Endrit Thaçi shkruan:
“Baci i mbylli sytë i qetë pas takimit të fundit me babin! Ke qenë gjithmonë frymëzim për mua dhe familjen! Vuajtjet nga padrejtësia u bënë të papërballueshme! Prehu në paqe, bac!”
