Vdekja tragjike e 24-vjeçares në Itali: U nis në Kosovë për Pashkë, u përplas me kamionin

- in Lajme

Nuk ia doli të mbijetonte. Lëndimet e marra në aksidentin e së shtunës ishin shumë të rënda. Donika Nikollbibaj, 24 vjeç, e përfshirë në një aksident trafiku në Padernello di Paese, në provincën e Trevisos në Itali, vdiq dje në spital.

Siç shkruan shtypi në Itali, transmeton Gazeta Express, e ndjera kishte marrë rrugë bashkë me motrën e saj Monikën për të ardhë në Kosovë për festën e Pashkëve, por makina e tyre u përplas kokë më kokë me një kamion.

E reja, e cila prej vitesh jetonte në San Michele all’Adige, në Trentino, po kthehej në Kosovë me motrën e saj për të kaluar Pashkët me familjen e saj. Ato po përballeshin me një rrugë të gjatë për t’u kthyer në shtëpi.

Makina me të cilën udhëtonin dy vajzat e drejtuar për në aeroportin e Trevisos, është përplasur kokë më kokë me një kamion, rreth orës 6:30 të mëngjesit të ditës së shtunë.

Makina u përplas me një kamion Iveco, i drejtuar nga një transportues venecian 35-vjeçar, që vinte në drejtim të kundërt të udhëtimit, nga Treviso në Castelfranco Veneto.

Në përplasjen e dhunshme dy të rejat kanë ngecur mes çarçafëve të makinës, e cila ka përfunduar në një kanal jashtë rrugës.