Këngëtari Shemsi Krasniqi, që u arrestua gjatë ditës së djeshme, për prishje të rendit në festivalin ‘Sunny Hill’ dhe përplasje me Policinë, po i sfidon këta të fundit, duke ia mësyrë sërish Gërmisë, aty ku po mbahet ky organizim.
Sinjali mëson ekskluzivisht se për t’i ndalur incidentet e tjera që mund të ndodhin, Policia ka nxjerrë urdhër të prerë, me të cilin Shemit i ndalohet qasja në zonën e festivalit.
Burimet e Sinjalit kanë bërë të ditur se një ditë pasi e zuri sherri me Policinë, Shemi ka tentuar sërish të hyjë në festival pa lejen e organizatorëve. Ai edhe sot ka shkuar deri të hyrja e festivalit dhe është larguar, por me paralajmërimin se do të rikthehet prapë.
Kjo ka bërë që Policia të aktivizohet dhe me urdhër të prerë, njësitet policore t’ia ndalojnë qasjen në hapësirat ku po mbahet organizimi. Në rast se urdhri nuk përfillet, Shemi mund të bie sërish në prangat e Policisë.
Sinjali raportoi sot se Shemi u përplas me zyrtarët policorë fillimisht ditën e parë të festivalit, por që Policia arriti ta vë nën kontroll, pas tentativave të tij, përkundër që s’kishte as biletë e as ftesë për të kënduar. Por ai edhe dje ia mësyu sërish festivalit dhe u arrestua./Sinjali