Vazhdon keqpërdorimin edhe për ditëlindje… | Nuk kanë asgjë të përbashkët, Albin Kurti pa pikë turpi për herë të katërt dhe në një tekst përkujton ditëlindjet e Adem Demaçit dhe Astrit Deharit

- in Lajme

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe aktualisht kryeministër i Kosovës, Albin Kurti, po vazhdon ta keqpërdorë Astrit Deharin, duke e trajtuar përtej asaj që përfaqëson aktivisti i ndjerë partiak.

Së fundmi, kryeministri Kurti, për herën e katërt, ka përkujtuar bashkë ditëlindjen e simbolit të rezistencës kombëtare nën ish-Jugosllavi, Adem Demaçit dhe ditëlindjen e aktivistit të ndjerë, Astrit Deharit, ndonëse Demaçi e Dehari nuk kanë asgjë të përbashkët, shkruan Demokracia.com.

Përveç faktit se Demaçi e Dehari nuk kanë asgjë të përbashkët, ata nuk janë angazhuar kurrë për kauzën e njëjtë.

Derisa Demaçi është simboli i rezistencës kombëtare shqiptare nën ish-Jugosllavinë që mbante dhunshëm Kosovën si pjesë të saj dhe për këtë rezistencë ai kishte bërë tri dekada burg, Dehari është aktivist politik i një partie në rrethana krejtësisht të tjera, të pluralitetit politik dhe kur Kosova ishte e lirë.

Përkujtimi i ditëlindjeve të Demaçit dhe Deharit, në një tekst të vetëm, duke ndërlidhur domosdoshmërisht figurën e njëri-tjetrit, ka filluar më parë nga Kurti, që nga viti 2021.

2024

“Kur u lirua Adem Demaçi nga burgu i tretë më 21 prill 1990, Astrit Dehari ishte foshnje as dymuajshe. Atë kohë Adem Demaçi ishte 54 vjeçar dhe me Astrit Deharin nuk do ta lidhte kurrë asgjë, sikur Astriti të mos bëhej aktivist politik kur të rritej. Por përveç kësaj, Adem Demaçi dhe Astrit Dehari kanë një të përbashkët rastësore, për çfarë dhe po i kujtojmë sot të dy së bashku”, shkruan në fillim të tekstit të tij, kryeministri Kurti.

Postimi i plotë:

2023

“Sot është ditëlindja e udhërrëfyesit kombëtar, Adem Demaçi dhe e shokut tonë, aktivistit të Lëvizjes, Astrit Dehari. Të dy janë busulla e Lëvizjes sonë, dhe për sa kohë që të jetojë kujtimi i tyre në zemrat tona, për aq kohë do të jehojë edhe Lëvizja. Nuk e humbim rrugën, për sa kohë që rruga jonë ndriçohet nga pishtarë si ata”, citohet të ketë thënë kryetari i Lëvizjes, njëherazi kryeministri i vendit, Albin Kurti.

Postimi i plotë:

2022

“Ditëlindja e Ademit dhe Astritit. Të lindur më 26 shkurt, me një gjysmëshekulli në mes, Adem Demaçi, sot do të mbushte 86 vjeç, kurse Astrit Dehari 32”, ka thënë Kurti në postimin e tij të vitit 2022.

Postimi i plotë:

2021

“Astrit Dehari e Adem Demaçi kanë sot Ditëlindjen. Kosova mes Luftës së Dytë botërore dhe pavarësisë nuk mund të kuptohet pa Demaçin, ndërsa Kosova e pas pavarësisë dhe deri në ardhmëri nuk mund të kuptohen pa Astritin”, thuhet ndër tjerash në postimin e Vetëvendosjes të 26 shkurtit 2021. /Demokracia.com/

Statusi i plotë: