Vazhdon gjendja alarmante: Dy të vdekur dhe mbi 1600 raste të reja pozitive me koronavirus

- in Shëndetësi

Situata me COVID-19 në Kosovë po vazhdon të jetë alarmante, kjo për shkak të numrit të madh të rasteve pozitive dhe atyre aktive të cilat shënojnë me mijëra.

Në njoftimin e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, mësohet se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar dy raste me humbje jete si pasojë e infektimit me COVID-19.

Ndërkohë, kanë rezultuar pozitiv 1603 persona nga 3.964 testime në total, shkruan Gazeta Sinjali.

Aktualisht në Kosovë janë 10.639 raste aktive me COVID-19, ndërsa janë shëruar 1792 persona.

Ndryshe, 141 qytetarë janë vaksinuar brenda këtyre 24 orëve.

May be an image of text that says "HENDETESISE COVID-19 ифaH Doza Prva doza/ dose 903.879 田田 28. 當28.07.2022 07. 2022 Doza 2 Druga doza Second dose 824.158 Doza 3 Treća doza/ Thira dose 104.523 fundit Testime nẽ 24 24oret Testirani poslednio Tested within 4hrs 3.964 0000 3300 Doza 4 Cetrurta doza Fourth dose 1.254 pozitive Potvrdeni siučajevi/ Positive cases 1.603 % pozitivitetit % 40.43% pozitivnih testova/ positivity shëruar Izieteni/ Recovered Numri totali dozave tẽ administruara Total 区 number administered doses COMID-19 1.834.006 1792 Deaths 2 aktive cases 10.639 vaksinuar brenda 24oréve 4oreve Vokcinisaniu Vaccinatec wirhin 141 4Casa hours"

/GazetaSinjali/