Vazhdon avazi i vjetër: Kosovarët ia krisin armëve natën e Vitit të Ri, publikojnë pamjet (VIDEO)

- in Lajme

Në vendin tonë nuk kalon pothuajse asnjë festë e Vitit të Ri ku nuk përdoren armët kinse për të festuar, por siç tregon e kaluara nga ky fenomen ka pasur edhe viktima të shumta, të cilat kanë pësuar lëndime trupore, e edhe prej atyre të cilët kanë humbur jetën si pasojë e plumbave qorr pikërisht në natën e Vitit të Ri, shkruan Gazeta Sinjali.

Të shtënat me armë gjatë festave janë dukuri e shpeshtë, të cilat përveç se janë të kundërligjshme, shumë herë janë edhe të rrezikshme. Ka disa raste kur nga të shtënat festive, kanë pësuar edhe me jetë qytetarët e pafajshëm, madje edhe ata që nuk ishin pjesë e organizimeve të tilla.

Sinjalizuesit e Sinjalit kanë dërguar video se si një burrë gjuan më pistoletë e armë të gjata në natën e Vitit të Ri.

Në video, e cila është publikuar në rrjetin social “Facebook”, shihen disa familjarë të mbledhur të cilët urimet e Vitit të Ri i përcjellin me gjuajte me armë zjarri.

Shkreja e armëve të zjarrit nuk dihet nëse ka ndodhur në Kosovë apo në ndonjë vend tjetër.

Ndryshe, Policia e Kosovës ka apeluar te qytetarët që të jenë të kujdesshëm gjatë festës së fundvitit, veçanërisht në përdorimin e mjeteve piroteknike. Gjithashtu, ata kanë vazhduar edhe këtë vit me moton “Festo me zemër, jo me armë”.

/GazetaSinjali/