Vazhdojnë sot ndeshjet për kualifikime në Botërorin “Katar 2022”

- in Sport

Kualifikimet për në Botërorin “Katar 2022” do të vazhdojnë sot me disa ndeshje interesante.

Disa nga përballjet më të mira do të jenë ato mes Belgjikës e Bjellorusisë, Luksemburgut e Portugalisë dhe Gjibraltarit e Holandës, përcjell KosovaPress.

Ndeshja mes Belgjikës dhe Bjellorusisë është në kuadër të Grupit E, ku pas dy xhirosh, Belgjika ka katër pikë dhe pozicionohet në vendin e dytë, kurse Bjellorusia me një ndeshje më pak të zhvilluar, gjendet në vendin e tretë me tre pikë.

Në anën tjetër, në Grupin A do të zhvillohet ndeshje interesante mes Luksemburgut e Portugalisë, ku Portugalia me dy ndeshje të zhvilluara gjendet në vendin e dytë, me katër pikë të arkëtuara, kurse Luksemburgu me vetëm një ndeshje të luajtur, gjendet në vendin e tretë me tre pikë.

Përballje interesante do të jetë edhe mes Gjibraltarit e Holandës në kuadër të Grupit G, ku holandezët do të kërkojnë fitoren me çdo kusht për ta ruajtur hapin ndaj vendit të parë dhe të dytë, respektivisht Turqisë dhe Malit të Zi. Holanda me dy ndeshje të zhvilluara gjendet në vendin e tretë me tre pikë, kurse Gjibraltari pas dy ndeshjeve gjendet në pozitën e fundit me zero pikë.

Programin e plotë të ndeshjeve në kuadër të kualifikimeve për Botërorin “Katar 2022” e gjeni më poshtë.

Grupi A

18:00 Azerbajxhani (4) – Serbia (1) (Stadiumi Baku Olimpiya)

20:45 Luksemburgu (3) – Portugalia (2) (Stadiumi Josy Barthel)

Grupi E

20:45 Belgjika (2) – Bjellorusia (3) (Stadiumi King Power at Den Dreef)

20:45 Uellsi (4) – Republika Çeke (1) (Stadiumi Cardiff City)

Grupi G

20:45 Gjibraltari (6) – Holanda (3) (Stadiumi Victoria)

20:45 Mali i Zi (2) – Norvegjia (4) (Stadiumi Pod Goricom)

20:45 Turqia (1) – Letonia (5) (Stadiumi Ataturk Olympic)

Grupi H

18:00 Qipro (5) – Sllovenia (2) (Stadiumi Neo GSP)

20:45 Kroacia (3) – Malta (6) (Stadiumi Rujevica)

20:45 Sllovakia (4) – Rusia (1) (Stadiumi Anton Malatinsky)/KP