Valon Syla për diasporën: Jemi të vetmit që këndojmë niset trimi për kurbet, janë të përkëdhelur

- in Lajme

Gazetari dhe opinionisti, Valon Syla, ka komentuar marrëdhënien e tij me diasporën, duke thënë se këta të fundin kanë dëshirë të komunikojnë me të. Ai madje ka folur edhe për një këngë që këndohet në Kosovë për diasporën, me të cilën Syla nuk pajtohet, shkruan Gazeta Metro.


Sipas Sylës, diaspora është e përkëdhelur.

 

“Në esencë diaspora është mërgatë, s’është ende diasporë. Diaspora ka qef me nejt me mue, sepse unë flas pak ma ndryshe se që janë mësu me dëgju. Politika i përkëdhel, sepse merr vota. Kafenetë i përkëdhelin, sepse marrin para”, tha Syla.

Ai ka ironizuar në lidhje me këngët që këndohen për diasporën.“Ne jemi i vetmi popull që i këndon ende trimit që niset për kurbet. Trimi nuk niset për kurbet. Këta ikin për arsye ekonomike”, tha Syla. /gazetametro.net