Valon Syla godet prap Vetëvendosjen, kësaj here lëshon akuza të rënda

- in Lajme

Gazetari Valon Syla, thotë se për punësime familjare e partiake Vetëvendosje e ka kaluar edhe Nismën e Fatmir Limajt.

Komentet Syla i bëri në emisionin Pressing në T7.

“Ajo që po ndodh është se VV po rren sepse shefi i KEK’ut, kryesori është i VV’së, është prurje në kohën kur Visar Ymeri ka qenë kryetari i Vetëvendosjes. Fjala është për Naim Krasniqin, ka qenë ky punëtor përpara, ka qenë LDK më i afërt e tash është me VV’në. Është zgjedhje e tij politike por shihet dora e politikës aty brenda”, tha Syla.

“Çka ka fol Vetëvendosje është diçka tjetër e çka është duke bërë është më zi se Nisma, momentalisht. Neve mundeni me na rrejt por s’mundeni me rrejt BE’në. Për Kryeprokurorin reagoi shefi i BE’së në Kosovë”, shtoi ai.