Valon Syla flet nga QKUK: Tre islamistë fanatikë më sulmuan dhe ikën shpejtë – Video

- in Lajme

Gazetari Valon Syla është prononcuar nga QKUK pas sulmit fizik ndaj tij sonte në Prishtinë, shkruan Gazeta Metro.


Syla ka thënë se tre islamistë fanatik e kanë sulmuar atë dhe kanë ikur nga vendi i ngjarjes.

“Tre islamistë fanatikë më kanë sulmuar dhe shpejt e shpejtë, ka ndodhë, edhe kanë ikë”, ka thënë Syla.

Drejtori i Gazeta Metro dhe gazetari, Valon Syla është sulmuar sonte nga tre presona në lagjen ‘Bregu i Diellit’ në Prishtinë.

Në mbrëmjen e sotme pas emisionit që kishte në Pressing në lidhje me gjykimin e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, është sulmuar gazetari dhe drejtuesi i Gazeta Metro, Valon Syla.

Ai është sulmuar nga tre persona ku edhe ka marrë lëndime të lehta. /gazetametro.net