Vala e të nxehtit arrin në Kosovë, deri në 36 gradë celsius temperaturat gjatë javës që po hyjmë

- in Lajme

Mot me temperatura të larta pritet të mbajë në Kosovës, gjatë javës që po hyjmë, njofton Prishtina Weather.

Sipas PW, vendin tonë do ta përfshijë vala e nxehtësisë ku temperaturat maksimale gjatë javës së ardhshme do të shkojnë deri në 36 gradë celsius.

Gjersa maksimalet priten të shkojnë nga 35 deri në 36 gradë celsius, minimalet priten të luhaten mes 15 deri 20 gradë celsius.

“Temperaturat në rritje.  Minimalet luhaten ndërmjet 15C e 20C, e maksimalet shënojnë rritje nga 30C deri në 34C ditën e enjte, që lokalisht mund të kapin vlera edhe prej 35 dhe 36C”./Telegrafi/