Medie në gjuhën serbe, përkatësisht faqja e facebook-ut BALKANSWER, e njohur për ironinë ndaj sistemit moskovit, ka botuar vaksinën me portretin e Vladimir Putinit.
Vaksina rus, e njohur si Sputnik, aty quhet S-PUTIN-K, duke ngërthyer kështy vet emrin e liderit rus brenda vaksinës.
Publikimi vjen pas një serie të gjatë propagandistike ruse edhe ndaj COVID-19 dhe vet çështjes së vaksinës së ashtuqujtur ruse.
Sipas raportimeve të mediave perëndimore, përkundër faktit që Putin e ka në prioritet shpërndarjen e vaksinës ruse kryesisht nëpër vendet e varfëra dhe ku Rusia ka një ndikim, ai vet nuk ka ndonjë fakt se është vaksinuar me SPUTNIK V. Është thënë se Putin ka marrë këtë vaksinë, por kjo nuk është bërë publike.