Ushtruan dhunë brenda familjes, arrestohen dy femra në Drenas

- in Lajme

Dy femra janë arrestuar mbrëmë në Drenas, pasi që dyshohet se të njëjtat, për shkak të mosmarrëveshjeve familjare kanë ushtruar dhunë brenda familjes. Si pasojë, lëndime kanë pësuar katër persona.

Të gjithë të lënduarit, kanë pranuar tretman mjekësor, dhe pastaj janë liruar.

Palët janë intervistuar në prani të punëtorit të QPS-së, dhe pas intervistimit, në konsultim me prokurorin, dy të dyshuarat janë dërguar në mbajtje./KP