Reshjet e pandërprera të shiut kanë prekur jashtëzakonisht shumë komunën e Skenderajt, duke bërë kështu që të shkaktohen dëme të mëdha materiale në rrugë, ura, ekonomi familjare, biznese e toka bujqësore, raporton Gazeta Sinjali.
Qytetarët janë shprehur të gatshëm të ndihmojnë familjet e prekura nga vërshimet, duke dërguar atje produkte të ndryshme të cilat u nevojiten.
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, ka bërë me dije se personat vullnetmirë mund t’i dërgojnë ndihmat në palestrën sportive ‘Ilaz Kodra’.
Sipas Lushtakut, ekipi që po qëndron në terren ka identifikuar si nevoja urgjente shporet të druve, dru, batanije, dyshekë, pako ushqimore, ujë të pijëshëm etj.
Ndryshe, kryetari i Komunës, Fadil Nura, ka thënë se dëmet vetëm në infrastrukturë janë disa milionëshe.
Nura mbrëmë përmes një video tregoi se është hapur fondi emergjent në ndihmë të banorëve që janë prekur nga vërshimet në Skenderaj.
Ky është postimi i Lushtakut: