Ursula von der Leyen: Implementimi i draft-statutit për Asociacionin, hap i madh tutje për Kosovën

- in Lajme

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka thënë se implementimi i draft-statutit për Asociacionin e komunave, është me rëndësi dhe interes të Kosovës.

Ajo këtë e tha gjatë adresimit të sotëm që pati, rreth planit të ri të rritjes së Ballkanit Perëndimor.

”Është e rëndësishme për Kosovën që e ka një qëllim të qartë për t’iu bashkuar Bashkimit Europian dhe ne jemi të qartë po ashtu se çfarë presim prej Kosovës dhe çfarë vendi mund të japë”.

”Ne kemi diskutuar kur isha në rajon, implementimin e draft-statutit që Kosova ka pranuar [marrë] për Asociacionin e komunave”.

”Ky implementim, do të ishte një hap i madh tutje për Kosovën, është në interes të Kosovës”.

”Nëse shohim Kosovën dhe Serbinë, është e rëndësishme për ne që ne u japim secilit vend mundësinë e tij unike, për të shkuar drejt Bashkimit Europian, për të mos i lidhur shumë të dyja bashkë, sepse nxitja është shumë më pozitive nëse pyetja që ne bëjmë është se cili është kontributi juaj për të kaluar pranë Bashkimit Evropian, cilat janë aktivitetet tuaja”./Demokracia