URIMI I VEÇANTË I SABRI FEJZULLAHUT PËR DITËLINDJEN E ERMALIT

- in ShowBiz

Këngëtari i mirënjohur, Ermal Fejzullahu, feston ditëlindjen. Ai ka mbushur 33 vjet.

Emra të njohur të skenës, miq e familjarë i kanë shfrytëzuar rrjetet sociale për ta uruar atë në këtë ditë të veçantë.

Ndërsa padyshim që një nga urimet më të rëndësishme ka ardhur nga babai i tij, legjenda e muzikës shqipe, Sabri Fejzullahu.

 

“O evlad i mirë. O shpirti jem. Të priftë shëndeti, lumturia, fati, suksesi dhe rri ashtu si je, i fjalës, humanist, bamirës e shkëlqe në skenë”.

“Edhe 100 me zemrat tua, Arianën, Artin, Bunën, Erën e Anën”, ka shkruar Sabriu në urimin e tij në Instagram.

Ermal Fejzullahu lindi më 23 gusht të vitit 1988 në Prishtinë. Ai është djali i ikonës së muzikës shqiptare, Sabri Fejzullahu dhe autor i hiteve të shumta ndër vite. /Telegrafi/