Shkruan Avokati Xhevdet Smakiqi
Degradimi i te drejtave te punëtorëve te Kosoves nga Qeveria Kurti!
Paga minimale nënkuputon kufirin e poshtëm të mbijetesës së një punëtori me familjen e tij. Sindikatat/punëmarësit dhe Bizneset/punëdhënësit u injoruan në përcaktimin e pagës minimale nga Qeveria që e votuan 51% transmeton Dielli.info
Qeveria e Kosovës foli, debatoi,vendosi, i’a aprovoi vetit propozimin, foli jerëm vetmevete nën ndikimin e facebookut, kur e vendosi njënashmerishtë,kundërligjëshem dhe me arbitraritet pagën minimale 264€, pa konsesus dhe pa themeluar KES-in/Këshillin Ekonomik Social siç e përcakton ligji në Kosovë.
Pra Qeveria as palë nuk është në përcaktimin e pages minimale, është rregullator ndërmjet palëve Punmarrësve/ Sindikatave dhe Punëdhënësve/Odave Ekonomike.
As në vendet gjysemdiktatoriale, nuk caktohet paga minimale pa pëlqim te përfaqësuesve të punëmarrësve (Sindikatave) dhe Punëdhënësve(Odave te Bizneseve).
Pra 1 Maji i punëtorëve në Kosovë nën “Qeverinë e Shpreses” për punëtoret u shëndrrua në naten e preses/mashtrimit.
Qeveria ka qenë dhe është e obliguar te ndërrmarrë hapat ligjor për përcaktimin e pages minimale si në vijim:
1.Themelimin e KES-it
2.Hapjen e diskutimit ndërmjet palëve në KES
3.Bërjen publike te propozimeve konkrete
4.Diskutimin publik se paku 30 ditë
5.Rekoandimet e eksperëve ndërkombëtare te kësaj fushe
6. Caktimin e masave rregullatore të tranzicionit subvencionimin e bizneseve për efektet në Planet e Biznesit te tyre qe afekton rrijta e pages minimale.
7.Vedmimi me nenshkrimin e marrëveshjes ndermjet palëve në KES.
Por duke ditur qe kemi një Qeveri praktikantesh te gjitha këto procese për një praktiknatë as nuk kalohen as nuk kuptohen.
Sindikatat dhe Bizneset me mejte juridike në Gjykatë mund ta sfidojnë vendimin arbitrarë te njëanashem te Qeverisë për cakimin e pages minimale.
Vendimi i kundërligjshem i Qeverisë për pagen minimale dëmton interesin e punëtoreve sepse mund te ishte më e lartë se 264€, por dëmton edhe Bizneset sepse nuk është shoqëruar me masa mbështetëse financiare nga Qeveria tranziconi i ngritjes se pages minimale nga Qeveria.
Sindikatat e punëtorëve duhet te kthehen te mbrojta konkrete e te drejtave themelore te puntorëve, pagasea e orëve te nates 20% mbi vleren reale te oreve te dites, pagesa e oreve te punes vikendve dhe festave,shujta ditore dhe trasporti vajtje ardhje në punë.
Sindikatat le te heqin dorë nga eskurzionet e anëtarëve te saj, me buxhet te sindikatave sepse sindikatat nuk janë Agjenci Udhëtimesh.
Anashkalimi i punëtorëve është shenjë se Qeveria i’u vardiset punëdhënësve qe i’u shkelin te drejtat e juaja. Dielli.info