Ulen temperaturat, në fundjavë priten reshje të borës

- in Lajme

Sot në vendin tonë pritet të mbajë mot me intervale me diell, ndërsa nga nesër do të ketë rënie të temperaturave dhe mundësi për reshje, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit të Prishtina Weather, nga e shtuna shtohen sërish vranësirat mbi rajon, ndërsa të dielën priten të reshura shiu që me rënie të temperaturave përzihen apo shndërrohen në reshje të dobëta bore, të cilat do të vazhdojnë edhe të hënën herët në mëngjes.

Moti më i qetë në ditët e ardhshme rikthen koncentrimet e larta të ndotësve ajrorë pranë sipërfaqes e në këto kushte edhe indeksi kalon në vlera të dobëta, kryesisht orëve të mbrëmjes. Derisa gjatë ditës në disa stacione indeksi edhe mund të mbetet në vlera të mira dhe pranueshme.

24.11 – Reshje kalimtare shiu orëve të mëngjesit. Gjatë ditës vranësirat shpërndahen, e do të ketë edhe intervale me diell.  Zonave malore priten edhe reshje bore.

25.11 – Vranësira lokale dhe intervale më të gjata me diell.  Nuk përjashtohen mundësi për riga lokale shiu.

26.11 – Mjegull e ngrica në mëngjes.  Ditën kryesisht vranët, por pa të reshura.

27.11 – Kryesisht vranët e me reshje të dobëta shiu, që me rënie të temperaturës shndërrohen edhe në reshje bore

28.11 – Reshjet e përziera të shiut e borës vazhdojnë të hënën në mëngjes, e gjatë ditës mbetet mot kryesisht i vranët.

Temperaturat minimale zbresin edhe në vlera negative të shtunën në -1C, e ato maksimale fillimisht kapin vlera prej 8C e 9C, ndërsa të dielën zbresin në 3C e 4C.

Era frynë e lehtë dhe mesatare nga krahu verior 3-9m/s.

Shtypja atmosferike shënon rritje të shpejtë lartë mbi vlera normale ditëve vijuese.

/GazetaSinjali/