Skuadra e Ajaxit përmes një komunikate sot ka treguar se Sebastian Halleri nuk mund të luajë në ndeshjet e UEFA Europa League.
Klubi holandez para disa dite çoi listën e lojtarëve në UEFA, por gabimisht ata nuk e shkruan emrin e transferimit 22-milionësh, Sebastian Haller.
Pas shumë përpjekjeve që emri i sulmuesit të vendoset në listë, sot Ajaxi ka marrë vendim zyrtar nga UEFA-ja, se lojtari në fjalë nuk mund të futet në listë, transmeton Indeksonline.
Lojtari u transferua në Ajax, më 8 janar nga klubi i West Hamit.
“Pavarësisht përpjekjeve për ta bërë Hallerin të luajë në UEFA, sot klubi mori një mesazh përfundimtar se lojtari nuk mund të shtohet në listë”, shkruhet në njoftimin e Ajaxit./RTK