Mesfushori francez Paul Pogba është shpallur si lojtari më i mirë i ndeshjes ndërmjet Francës dhe Gjermanisë.
Kjo ndeshje u zhvillua të martën në “Alianz Arean” dhe përfundoi me fitoren minimale të Francës duke iu falënderuar autogolit të Mat Hummles në minutën e 20’, përcjellë KosovaPress.
Mesfushori i Manchester United Paul Pogba pati një paraqitje fantastike në këtë takim duke bërë disa asistime të mrekullueshme për sulmuesit e Francës si dhe kontribuoi se bashku me partnerin N’Golo Kante që mesfusha të jetë stabile dhe nën kontroll./KP