Ndikimi i madh i Koordinatores së Komiteteve në VV-së, Dejona Mihali, mbi ministrat dhe deputetët e VV-së është bërë shpesh temë në këtë legjislaturë. Për pushtetin e saj mbi grupin parlamentar të partisë më të madh në vend kanë folur vetë zyrtarët e VV-së.
Ata kanë thënë se aktivistja e zellshme nga Shqipëria e kontrollon grupit, ua shkruan fjalimet deputetëve dhe i orienton ata se si të votojnë për çështje të caktuara.
Krejt këto pretendime janë vërtetuar ditëve të fundit.
Në seancën e se enjtes të Kuvendit, gazeta Nacionale ka siguruar një komunikimi i në mes të deputetes së VV-së, Adriana Matoshi dhe Dejona Mihali, ku tregohet ndikimin e madh që kjo e fundit ka te deputetët e partisë në pushtet.
Mesazhet e kapura flasin për udhëzimet që deputetja Matoshi merr nga Mihali për të sulmuar në rrjete sociale gazetarin Ilir Mirena.
Madje, koordinatorja i tregon përfaqësueses së populli edhe kohen se kur duhet ta bëj postimin kundër gazetarit.
Në mesazhe, Mihali ia përgatit deputetes disa fjali për ta sulmuar analistin kosovar që ishte tallur me të.
“Ish-Zv. ministri i PDK-së, njohësi i thellë i fushës së shpronësimeve në Hade, tash pronar portali “Periskopi”, ka kohë që në mënyrën më të ultë merret me mua. E kuptoj që është në opozitë dhe fondet nuk i ka më siç i kishte, por e inkurajoj për durim e vetëpërmbajtje. I bën mirë edhe për shëndetin.”, thuhet në mesazhit e Mihalit për deputeten Matoshi.
Më pas, Mihali e udhëzon deputeten Matoshi edhe se kur ta publikojë shkrimin kundër analistit.
Një ditë pas publikimit të këtij komunikimi, gazetarët kanë pyetur edhe kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, për ndikimin e Mihalit në VV.
Edhe kryeparlamenatri Glauk Konjufca e ka pranuar se konsultohet me Mihalin.
Megjithatë, Konjufca ka deklaruar se Mihali nuk i jep urdhra.
“Sa i përket Dejona Mihali e mban një pozitë të rëndësishme në VV. Është kryetare e Komitetit të VV-së. Komitetet e bëjnë politikën e VV-së, e prodhojnë politikën profesionale të VV-së. Politika profesionale e komiteteve është në bashkëpunim me deputetët se si t’i përgatisin fjalimet e tyre. Edhe unë konsultohem ndonjëherë me Dejona Mihalin, por nuk mendoj që ajo më jep urdhra mua, thjesht bisedojmë dhe vijmë në konstatime të përbashkëta”, ka deklaruar Konjufca.
Çka thonë deputetët tjerë për Mihalin?
Edhe deputetët tjerë të VV-së kanë treguar për pushteti që ka Mihali mbi deputetët e partisë në pushtet.
Pasi ishte larguar nga Grupi Parlamentar i VV-së, deputeti Haki Abazi kishte thënë se ajo e kontrollon grupin parlamentar.
“Nga shkurti i vitit të kaluar, kam depozituar kërkesën për formimin e komisionit hetimor për privatizim. Është bllokuar nga Dejona Mihali. Arsyeja pse po e përmendi me emër është sepse është dora, është masha e kontrollit të grupit parlamentar, duke mbivendosur mbi vullnetin e secilit deputetë, e cila vie pa asnjë legjitimitet në Lëvizjen Vetëvendosje. Zonja Mihali nuk ka qenë pjesë e votimit, pjesë e listës së deputetëve, nuk ka qenë në garën e brendshme në LVV, por është njeriu kryesor e cila kontrollon dhe menaxhon me grupin parlamentar dhe vendimmarjen që bëhet aty.”, kishte thënë Abazi.
Kurse, deputeti i VV-së, Visar Korenica, kishte thënë se ajo ua ndalon fjalën deputetëve.
“Mua jo, por e di qe dikujt ja ka ndalë, kujt ka mujtë. Krejt varet sa të kontrollon, je i kontrollueshëm, kontrollohesh”, kishte thënë Korenica.
I pyetur se kujt ia ka ndaluar fjalën, Korenica nuk ka përmendur emra.
“E di që ka më shumë se një”, ishte shprehur ai.
Mëndim tjetër për Mihalin ka shprehur shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila.
Ajo kishte thënë se Mihali ka rol të shtuar brenda VV-së dhe grupit parlamentar, përkundër faktit se është shumë pak e njohur për publikun e gjerë.
“Unë jam liberale. Nuk kam lejuar asnjëherë të jem kontrolluar nga dikush apo të kem subordinim. Por me Dejonën unë kam pasur bashkëpunim fenomenal me të dhe ka pasur raste kur kemi pasur mospajtime, por i kemi biseduar si njerëz të rritur. Nuk është aspak e vërtetë që më ka shkruar ndonjë fjalim ndonjëherë. Absolutisht nuk e dirigjon. Nuk është e vërteta deklarata e Abazit. Ajo ka rol, por është në kontekst të organizatës pasi bëhet fjalë për një organizatë të madhe politike që funksionon shumë mirë dhe është e shtrirë shumë gjerë”, ishte shprehur Kusari-Lila./Demokracia