Ka tash e sa kohë që në media dhe rrjetet sociale diskutohet për shifrat e mëdha të klikimeve nga artistët e estradës.
Kjo ka qenë edhe tema e debatit së fundmi mes këngëtares Dafina Zeqiri dhe një ndjekësi të saj.
Dafina ka publikuar në Twitter, një koment që kishte marrë nga një ndjekës ku shkruante: “Boll bleve klikime dhe komente moj. Turp t’ju vijë fundërrina”.
E mbi këtë koment, interpretuesja e hitit “Dashni” kishte replikuar duke shkruar: “Për ekip timin komplet? Të garantoj unë ty loqakaman që s’beljmë as pëlqime, as ndjekës as klikime. S’kemi nevojë, këngë të mira po nxjerrim, klubet e natës po i mbushim komplet/ S’kemi nevojë as poste ‘sold out (janë shitur biletat)’/ ‘bomba’ me publiku se na e dinë vlerë organizatorët dhe fansat”.
