TYM E QYTETARË NËPËR RRUGËT E VERIUT

- in Lajme

Policia e Kosovës gjatë ditës së sotme ka zhvilluar një aksion në nivel vendi, në luftimin e kontrabandës. Ky operacion u zhvillua në katër rajone të Kosovës si Prishtina, Peja, Mitrovica e jugut dhe ajo e veriut.

Kosovo Online ka publikuar disa video ku shihet se si qytetarët kanë bllokuar rrugët e qytetit të Mitrovicës.

Gjithashtu në këto video shihet se ka shumë tym.

Në përshkrimin e njërës nga videot Kosovo Online ka shkruar: “Gaz lotsjellës dhe shok bomba gjithashtu.” /Gazeta Sinjali/