Donald Trump nuk do të lejohet të kthehet në Twitter nëse kandidon përsëri për ndonjë zyrë politike, tha drejtori financiar i kësaj kompanie, Ned Segal.
“Mënyra se si funksionon platforma jonë është se sapo të jeni hequr, kjo është kjo. Nuk ka rëndësi nëse jeni një komentues i rregullt, apo një ish-zyrtar publik,” tha Segal Squawk Box për CNBC.
Kujtojmë, se prej trazirave në Kapitol Hill, Donald Trump jo vetëm që është “shënjestruar” nga kundërshtarët e tij politikë, por rrjetet tradicionale sociale nuk kanë qenë kurrë më agresive në ndalimin e llogarive të tij, ose heqjen e postimeve dhe videove në të cilat shfaqet dhe adresohet ish-presidenti amerikan.
Kryesisht, arsyet e këtyre kufizimeve ishin gjuha e urrejtjes ose thirrjet për dhunë.
Ndër të parët, rrjeti social Twitter njoftoi se kishte bllokuar përgjithmonë llogarinë e ish-presidentit të SHBA-së, për shkak të “rrezikut të nxitjes së mëtejshme të dhunës”.
“Pas një rishikimi të hollësishëm të cicërimave të fundit nga llogaria @realDonaldTrump dhe kontekstit rreth tyre, ne e kemi pezulluar përfundimisht llogarinë për shkak të rrezikut të nxitjes së mëtejshme të dhunës,” thonë në Twitter./KosovaPress