Ditën e djeshme (e premte) u raportua se këngëtarja Tuna Sejdiu do të bëhet pjesë e organizatës zvicerane “For Children Smile”, për t’u dalë në ndihmë fëmijëve në nevojë.
Dhe siç shihet iniciativa e këngëtares veçse ka filluar dhe si destinacion të parë ka zgjedhur Sirinë.
Bëhet e ditur se artistja së bashku me organizatën zvicerane kanë udhëtuar për në shtetin e Sirisë dhe se kanë filluar edhe me angazhime.
Nëna e dy fëmijëve do të ketë një udhëtim disa ditor, ku do të takojë fëmijët me nevojë në vendet e shkatërruara nga lufta.
Ajo mes tjerash ka ndarë edhe disa pamje në rrjete sociale, saktësisht në Instagram – aty ku numëron mbi 500 mijë ndjekës.
Angazhimet e Tunës në humanizëm vijnë pas një vere të qetë marrë parasysh që këtë vit ishte më pasive me mbrëmje e ahengje muzikore.
Ajo po rikthehet pas një kohe me projekt të ri muzikor, e cila do të jetë pjesë e albumit “Dafinë Moj” të këngëtares Dafina Zeqiri. /Telegrafi/
The post TUNA NIS INCIATIVËN HUMANE NË SIRI, SJELL PAMJET NË RRJETE SOCIALE appeared first on Dielli News.
The post TUNA NIS INCIATIVËN HUMANE NË SIRI, SJELL PAMJET NË RRJETE SOCIALE appeared first on Dielli News.