TUNA NIS INCIATIVËN HUMANE NË SIRI, SJELL PAMJET NË RRJETE SOCIALE

- in ShowBiz

Ditën e djeshme (e premte) u raportua se këngëtarja Tuna Sejdiu do të bëhet pjesë e organizatës zvicerane “For Children Smile”, për t’u dalë në ndihmë fëmijëve në nevojë.

Dhe siç shihet iniciativa e këngëtares veçse ka filluar dhe si destinacion të parë ka zgjedhur Sirinë.

Bëhet e ditur se artistja së bashku me organizatën zvicerane kanë udhëtuar për në shtetin e Sirisë dhe se kanë filluar edhe me angazhime.

Nëna e dy fëmijëve do të ketë një udhëtim disa ditor, ku do të takojë fëmijët me nevojë në vendet e shkatërruara nga lufta.

Ajo mes tjerash ka ndarë edhe disa pamje në rrjete sociale, saktësisht në Instagram – aty ku numëron mbi 500 mijë ndjekës.

Angazhimet e Tunës në humanizëm vijnë pas një vere të qetë marrë parasysh që këtë vit ishte më pasive me mbrëmje e ahengje muzikore.

Ajo po rikthehet pas një kohe me projekt të ri muzikor, e cila do të jetë pjesë e albumit “Dafinë Moj” të këngëtares Dafina Zeqiri. /Telegrafi/