TRUKU I ZGJUAR PËR TË PASTRUAR SHPEJT LAVAMANIN

- in Kuzhina

Pastrimi i lavamanit ndoshta është një ndër gjërat më të bezdisshme që bëni. Por një truk i zgjuar nga TikTok që do t’ju ndihmojë ta pastroni shpejt dhe me efikasitet, pa shumë vështirësi. Për ta bërë lavamanin e saj të shkëlqejë vërtet, një përdoruese vendosi sodë buke në një enë dhe më pas shtoi pak sapun të lëngshëm enësh.

 

Më pas, duke përdorur një furçë, aplikon përbërjen dhe më pas e pastron me një sfungjer. Përdorni një të ri ose të dezinfektuar, pasi sfungjerët mund të strehojnë shumë baktere. Përveç kësaj, mund të shtoni pak kripë në këtë përbërje për një lavaman me shkëlqim.