Tronditet Gjermania, dy persona kanë mbetur të vdekur në një supermarket

- in Lajme, Rajoni dhe Bota

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjermani.

Dy persona kanë mbetur të vdekur në një supermarket në Hessen të Gjermanisë.

Sipas gazetës gjermane “Bild”, bëhet fjalë për një grua dhe një burrë, identiteti i të cilëve nuk dihet. Ata janë gjetur të vdekur në supermarketin “Aldi” në Wierastrasse.

Sipas agjencisë “HNA”, një dëshmitar okular pohon se në supermarket ka parë një burrë duke ndjekur një grua.

Burri dyshohet se ka qëlluar gruan dhe më pas ka kryer vetëvrasje.Sipas policisë, motivet e autorit nuk dihen ende. /orainfo/