Në Qeverinë e Kosovës është miratuar sot kalimi i shtesave për rrezikshmërinë për pjesëtarët e Policisë së Kosovës.
Ata që triumfuan në përballje me Serbinë, nuk po e gëzojnë mbështetjen e Albin Kurtit.
Kurti pavarësisht protestave, vendosi ashtu si deshi vet, shkruan Demokracia.com.
Kryeministri Albin Kurti tha sot se për kategorizimin dhe vlerën e shtesave janë dakorduar dje edhe me zëvendësdrejtorin e Policisë dhe pjesëtarët e Njësisë Speciale Intervenuese..
“Shtesat për rrezikshmërinë për pjesëtarët e Policisë së Kosovës do të propozohen për miratim sot. Dje kishim një takim me zv.drejtorin e PK-së, me pjesëtarë të Njësisë Speciale intervenuese. Diskutuam gjatë rreth kërkesave të tyre dhe arsyeshmërisë sonë për kategoriazimin dhe vlerën e shtesës së rrezikshmërisë. Në takim, me ministrin e MPB-së, Sveçla dhe MF-së, Murati i njoftuam dhe i siguruam ata se kategorizimi dhe vlera e shtesave është bërë me kujdes të veçantë dhe të shtuar duke marrë në konsideratë të gjithë faktorët rreth punës dhe përgjegjësisë së tyre”, tha ai.
E ministri i Financave, Hekuran Murati tha se vlera e shtesave do të jetë e njëjta me atë që është miratuar në mbledhjen paraprake të Qeverisë së Kosovës.
“Lista është pra ajo që është miratuar nga kryeministri në mbledhjen paraprake të Qeverisë”, ka thënë Murati./Demokracia