Kai Ambos, gjyqtari i Dhomave të Specializuara, i cili hapi mundësinë e lirimit me kusht të ish-presidentit Hashim Thaçi, është eliminuar nga paneli i Apelit me vendim të Ekaterina Trendafilova, kryetares së gjykatës.
Udhëheqësja e Gjykatës Speciale ka caktuar tre gjyqtarët që do të përbëjnë panelin e Apelit, i cili do të shqyrtojë ankesën e mbrojtjes së Hashim Thaçit ndaj masës së paraburgimit të caktuar ndaj tij. Paneli do të përbëhet nga gjyqtarët Michèle Picard, Emilio Gatti dhe Nina Jørgensen.
Por, pjesë e panelin shqyrtues nuk do të jetë më Kai Ambos, ish-pjesëtari i kësaj trupe që kishte vlerësuar se ofrimi i garancionit nga një shtet i tretë do të ishte vendimtar për lirimin me kusht të Thaçit.
Siç raportoi Gazeta Insajderi dhjetë ditë më parë, Dhomat e Specializuara kishin planifikuar largimin e Ambos nga paneli shqyrtues i ankesave të parashtruara nga mbrojtja e Thaçit.
The post TRENDAFILOVA HEQ GJYQTARIN QË HAPI MUNDËSINË E LIRIMIT ME KUSHT TË THAÇIT appeared first on Dielli News.