Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Londër këtë të hënë, ku katër anëtarë të një familjeje janë vrarë në shtëpinë e tyre.
BBC raporton se gjyshja Dolet Hill, 64 vjeç, vajza e saj Tanysha Drummonds, mbesa e saj Samantha Drummonds dhe partneri Denton Burke, u ekzekutuan me thikë në Londrën Juglindore.
Policia hyri në shtëpinë e tyre pas një telefonate shqetësuese nga fqinjët, ndërsa ka arrestuar një 20-vjeçar me dyshimin për vrasje.
Për këtë ngjarje ka reaguar edhe kryebashkiaku i Londrës i cili shprehu ngushëllimet dhe i kërkoi kujtdo që kishte informacion në lidhje me incidentin të kontaktonte menjëherë oficerët e policisë.