Tragjike: Gjendet i vdekur brenda veturës së tij një person në Emshir, dyshohet për vetëvrasje

- in Lajme

Një person është gjetur pa shenja jete sot rreth orës 12:00 në lagjen Kalabria (ish-Emshir) në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se viktima është gjetur i gjakosur brenda një veture, teksa dyshimet e para janë se i njëjti ka kryer vetëvrasje.

Sinjali mëson se tashmë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore bashkë me ekipin mjekësor.

Do t’iu mbajmë të informuar me detajet e reja lidhur me rastin.