Tragjike: Gjendet i varur një person në një mobilieri në magjistralen Prishtinë – Ferizaj

- in Lajme

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në orët e mëngjesit të sotëm, në një mobilieri në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, ku një person ka kryer vetëvrasje, raporton Gazeta Sinjali.

Siç mëson Sinjali, një 64-vjeçar është gjetur i varur në litar, në shkallët e mobilierisë, nga djali i tij.

Sipas informatave të para, nuk janë të njohura ende motivet që e kanë shtyrë viktimën drejt vetëvrasjes, por ajo që dihet është se 64-vjeçari ka vuajtur nga kanceri në mushkëri.

Lajmi në përditësim…