Tragjedi në Mesdhe, dyshohen për 130 viktima nga fundosja e barkës nga Libia

- in Rajoni dhe Bota

Mesdheu merr jetë të tjera, në karvanin e pafund të të dëshpëruarve që nga Libia synojnë brigjet italiane.

Kushtet e vështira atmosferike, por veçanërisht gjendja kritike e këtyre mjeteve të tejmbushura me njerëz, janë shkaqet e pjesës më të madhe të këtyre aksidenteve, si i këtij të fundit ku mendohet se i ka marrë jetën rreth 130 personave, raporton A2.

Mjeti u identifikua nga një anije shpëtimi, Ocean Viking, që konstatoi përmbysjen e saj dhe disa trupa pa jetë në sipërfaqen e ujit, ndërkohë që trupat e tjerë me shumë gjasa janë përpirë në thellësitë e detit.

Nisjet nga Libia kanë nisur furishëm nga rrëzimi i regjimit të Gedafit në 2011, duke përfituar nga lufta civile dhe mungesa e çdo lloje kontrolli në territor./KP