TONI: LEWANDOWSKI ËSHTË MË I MIRI

- in Sport

Luca Toni ka folur për sulmuesit me të mirë aktual në botë në një intervistë të dhënë për “Tuttosport”.

 

“Lewandowski është më i miri. Fizioterapisti që mora unë te Bayern, Gianni Bianchi, më thotë se është një profesionist i jashtëzakonshëm, nuk është një rastësi që luan pothuajse gjithmonë”, ka thënë ish-sulmuesi italian i Bayernit.

“Do të më pëlqente ta shihja Robertin në Itali, siç ka bërë Cristiano Ronaldo. Pas Lewandowskit, vendos Haalandin dhe Moratan. Lukaku? Është shumë i fortë, nuk diskutohet. Por Lukaku ka nevojë që të ketë në krah një sulmues me karakteristika të caktuara. Morata, nga ana tjetër, luan mirë me këdo dhe për këtë arsye preferoj spanjollin”, ka deklaruar Toni. /RTK