Analisti dhe avokati i mirënjohur kosovar me emrin Tomë Gashi ka bërë një status për nder të 12 qershorit, Ditës së Çlirimit të Kosovës. Por, edhe këtë herë duket se nuk ka munguar tendenca nga ana e tij.
Duke shkruar me shkronja të mëdha (caps lock), ai ka falenderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikën dhe NATO-n në gjuhën angleze.
“Ju na sollët lirinë,” – shkruan z. Gashi, në një postim që si duket ka tendencë të nënçmojë UÇK-në.
Aty nuk përmendet fare roli i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Gashi ka qenë avokat i përfaqësuesve të veteranëve të luftës, z. Nasim Haradinaj dhe z. Hysni Gucati që tashmë po vuajnë dënimin me burg në Hagë.
Ishte pikërisht gruaja e Nasim Haradinajt që i komentoi Gashit duke i thënë “Faleminderit UÇK“, pas të cilit koment Gashi vetëm i ndan një fotografi të burrit të saj me uniformë.
POSTIMI I PLOTË:
URIME DITEN E LIRISE
12 qershor 1999
Thank you USA
Thank you NATO
JU NA SOLLET LIRINE
NE JU FALENDEROJM DERI NE PERJETESI. /Nacionale